Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qyteti i shenjtë indian ndez 1.5 milionë llamba vaji, fiton rekordin botëror Guinness

23:36 / October 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
indi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti verior i Indisë, Ayodhya, ka ndezur 1.5 milion llamba vaji duke i mbajtur ato të ndezura për 45 minuta. Kjo është një traditë e quajtur “festivali hindu i dritave” që është pjesë e festimeve në Diwali.

Ata ruajtën rekordin e tyre botëror Guinness, ku vitin e kaluar, qyteti i tempullit ndezi 900,000 llamba vaji, të njohura si diyas, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm prej 606,569 llambash në vitin 2020.

Spektakli mahnitës u ndoq nga mijëra vizitorë që mbushën brigjet e lumit Sari, si dhe kryeministri indian Narendra Modi. Mijëra banorë të qytetit ndezën gjithashtu llamba në shtëpitë dhe tempujt e tyre.

Çfarë është Diwali?

Diwali është një festë e dritës e festuar nga miliona hindu, sikë, xhainistë dhe disa budistë në mbarë botën.

Simbolizon triumfin e së mirës mbi të keqen, duke shënuar kthimin e Perëndisë hindu Rama në shtëpi pas 14 vitesh mërgim, duke mposhtur demonin mitologjik Ravana dhe duke shpëtuar gruan e tij të rrëmbyer Sita.

Ayodhya është vendi ku hindusët besojnë se ka lindur perëndia Rama. Festivali zakonisht zhvillohet midis tetorit dhe nëntorit, me datën që ndryshon çdo vit.

Këtë vit Diwali zhvillohet nga 22 tetor deri më 26 tetor, me ditën kryesore të festimit më 24 tetor.

Guinness Indi llamba vaji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.