Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Qyteti i Shqipërisë me më shumë shofere gra/ Dhe jo, nuk është Tirana

21:21 / August 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
odigima
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtimi i makinës nuk është më atribut vetëm i meshkujve. Tashmë makina është një mjet i rëndësishëm transporti për të dyja gjinitë. Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi?

Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n.

Në vend të parë: Durrësi!

Sipas të dhënave në 2018-n u pajisën me leje drejtimi 22 gra për çdo 1000 banorë gra që numëron ky qark. Monitor ka përllogaritur numrin e lejeve të drejtimit të lëshuara për secilin qark duke i kthyer në bazë të krahasueshme për 1000 banore gra.

Kështu në vend të dytë renditet qarku i Lezhës

Sipas përllogaritjeve të Monitor për çdo 1000 gra u pajisën me leje drejtimi 19, i ndjekur nga Tirana dhe Shkodra me përkatësisht 17 dhe 16 gra të pajisur për 1000 banore gra. Në Elbasan në 2018-n u lëshuan 12 leje drejtimi për 1000 gra.

Më pas Vlora, Berati dhe Kukësi u renditën me përkatësisht 10 leje drejtimi të dhëna për çdo 1000 mijë gra, të ndjekur nga Dibra me 9 leje drejtimi. Në Fier dhe Gjirokastër, u pajisën me leje drejtimi 8 gra për çdo 1000 banorë. Është për t’u habitur, por në fund të renditjes renditen korçaret. Me sa duket vajzat e Korçës janë nikoqire shumë të mira, por kur vjen puna te drejtimi i makinës nuk kanë interes që ta mësojnë.

Në total në të gjithë Shqipërinë në 2018-n janë lëshuar 20,051 leje drejtimi për gratë, nga 19,444 që u lëshuan një vit më parë.

qyteti Shofere tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

12:02 / August 30, 2026

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

17:11 / August 11, 2026

Cilat vende kanë shoferët më agresivë? Italia kryeson listën

18:42 / August 10, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.