Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qyteti skocez më në fund zgjohet nga rrezet e diellit, pas 21 ditësh errësirë

21:59 / February 12, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skoci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas tri javësh të mbuluara nga retë dhe reshjet e pandërprera, dielli është shfaqur më në fund në qytetin e Aberdeenit, në veri-lindje të Skocisë. Rrezet e fundit ishin regjistruar më 21 janar, duke shënuar kështu periudhën më të gjatë pa diell që nga nisja e matjeve zyrtare në vitin 1957.

Banorët e “Qytetit të Granitit” panë për herë të parë qiellin e kaltër pasditen e së enjtes. Sipas Met Office, në zonën e Dyce u regjistruan zyrtarisht 30 minuta me diell deri në orën 16:00, mjaftueshëm për të thyer rekordin e zymtë 21-ditor.

“Gjëja e parë që bëra ishte t’u dërgoja mesazh miqve: ‘Djema, ka dalë dielli’,” tha 21-vjeçarja Kate Finlay, studente në Universitetin e Aberdeenit. Ajo e përshkroi momentin si të çuditshëm dhe emocionues pas javësh të tëra me mot të lagësht dhe gri. “Ka qenë e vështirë të rrish i mbyllur në shtëpi. Gjithçka ka qenë e lagësht dhe pa dëshirë për të bërë diçka. Jam shumë e lumtur që më në fund u kthye dielli”, u shpreh ajo.

Fillimi i vitit 2026 solli borë të dendur në veri-lindje të Skocisë, ndërsa janari u karakterizua nga reshje pothuajse të pandërprera shiu. Vetëm në Aboyne të Aberdeenshire ranë mbi 277 mm shi gjatë muajit – rreth katër herë më shumë se mesatarja mujore.

Kushtet e motit ndikuan në ndeshje futbolli, punën e naftëtarëve në Detin e Veriut, aktivitetin e fermerëve dhe madje edhe në riparimin e gropave në rrugë. Ekspertët fajësojnë një “bllokim të modelit atmosferik”, që pengoi lëvizjen e rrymës ajrore të nivelit të lartë dhe mbajti motin të paqëndrueshëm për javë me radhë.

Meteorologët paralajmërojnë se, megjithëse dielli është rikthyer, gjatë natës në mbarë Skocinë është në fuqi një paralajmërim i verdhë për borë dhe akull. Megjithatë, ndryshimi i masës ajrore pritet të sjellë kushte më të thata dhe më të kthjellëta gjatë së premtes dhe së shtunës.

Sipas të dhënave zyrtare, një rritje prej 1.5°C e temperaturës globale mund të sjellë deri në 16% më shumë reshje dimërore në Aberdeen krahasuar me vitet ’80-’90, një sinjal i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Për banorët e qytetit, megjithatë, 30 minutat me diell ishin më shumë se statistika ishin një frymëmarrje pas tri javësh gri.

aberdeeni diell erresire reshje skoci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.