Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ra në krye të detyrës, mbahen homazhet në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha

09:39 / September 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saimir hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit njofton mbajtjen e homazheve në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha që humbi jetën në krye të detyrës në Lezhë. Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kongreseve duke filluar nga ora 12:00 deri në 15, ndërkohë që Hoxha do të shpallet edhe Dëshmor i Atdheut.

“Ju informoj se homazhet në nder të oficerit të Policisë të vrarë në krye të detyrës do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 12:00 deri në orën 15:00”, bëjnë me dije burime nga policia.

Trupi i Saimir Hoxhës do të prehet në varrezat e Dëshmoëve në Tiranë, ndërkohë që po sot pritet që të zhvillohet dhe ceremonia mortore e vrasësit të tij, 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili ndërroi jetë në orët e parë të mëngjesit në spitalin e Traumës.

Kush ishte nënkomisari Saimir Hoxha

Nga sot nënkomisari Saimir Hoxha pritet të shpallet dëshmor i atdheut, ndërkohë që do të prehet në varrezat e dëshmorëve. Lajmin e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme ministri i brendshëm Bledi Çuçi. Hoxha kishte prej afro 15 vitesh që ishte pjesë e radhëve të policisë së shtetit, ndërsa së fundi ishte emëruar oficer i krimeve në Lezhë. Ai ishte me orgjinë nga Puka, dhe banonte në Tiranë së bashku me familjen e tij, baba i dy fëmijëve të mitur.

Në lidhje me ngjarjen ka ende shumë pikëpyetje, që lidhen qoftë me faktin e aksionit për asgjesimin e parcelës me kanabis, se pse nuk është kërkuar mbështetje nga policia e Lezhës, qoftë dhe me dështimin e strukturave të drejtësisë sa i takon dënimit të 21-vjeçarit.

Efektivët e policisë kishin shkuar në një zonë që cilësohet e kontrolluar nga trafikantët pa jelekë antiplumb dhe partulla mbështetëse. Për rastin dhe procedurat që janë ndjekur pritet të ketë dhe një hetim më të thelluar nga SHÇBA, ndërkohë që dritë pritet të hedhë mbi ngjarjen dhe dëshmia që do të japin dy kolegët e nënkomisarit Hoxha, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë qenë të tronditur nga ngjarja.

Saimir Hoxha është i 225-ti efektiv i policisë së shtetit që ka rënë në krye të detyrës, në përballje me krimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.