Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati që ishte duke u rindërtuar në Milot.
Burimet bëjnë me dije kse aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë në punë, ndërsa policia ka nisur një hetim për ngjarjen.
Aktualisht janë shoqëruar për tu marrë në pyetje kolegët e të riut, përgjegjësi i grupit të punes dhe inxhinieri, por nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.