Në kampionatin argjentinas, ditën e djeshme skuadra e Racingut ka siguruar titullin kampion ndërsa arriti të mposhtte edhe ekipet me traditë të kampionatit si Boka Xhuniors apo River Plejt. Racing e siguroi titullin një javë para përfundimit të kampionatit, teksa ky është edhe ish-ekipi i futbollistit të Interit, Diego Milito, i cili tashmë është një nga drejtuesit e klubit.
Në këtë mënyrë suksesi i skuadrës është festuar gjatë nga ana e tifozerisë, por vëmendje mori festimi i një tifozi i cili duhet përmendur se egzagjëroi pak me mënyrën e tij të festuarit. Ai bëri pjesë të festimit edhe gjyshin e vdekur, më saktë kokën e tij, duke shëtitur nëpër rrugë si të ishte një normalitet. Tifozi u shpreh se donte që edhe gjyshi i tij të ishte pjesë e festimeve në rastin e një triumfi historik, ndërsa shtoi se gjyshi i tij do të ishte krenar për këtë veprim.
Një histori e cila ka krijuar shumë zhurmë në Argjentinë, ndërkohë që ky veprim do të regjistrohet në historinë e klubit të Racing, teksa mbetet një mënyrë e tepruar e shfaqjes së entuziazmit.
