Il fatto quotidiano ka publikuar pamjet nga ajri të asaj çfarë po ndodh në Kakavijë ku mijëra shtetas, kryesisht shqiptarë presin në radhë kilometra të tëra për të kaluar në Greqi.
“Mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi mbetën të bllokuar në kufi ndërsa përpiqeshin të hynin në vend përpara se të hynte në fuqi detyrimi për të paraqitur një test negativ për koronavirusin. Kështu raporton policia shqiptare. Në pikën kufitare të Kakavijës, në jug të Shqipërisë, u krijua një radhë prej 20 km me mbi 4000 vetura, për shkak të masave të reja të shpallura nga Athina. Nga 16 gushti, në fakt, një maksimum prej 750 personash në ditë do të lejohen të hyjnë nga Shqipëria nëse janë të pajisur me një test negativ Covid-19 të kryer 72 orë para mbërritjes së tyre. Dhe në fund, ata do të duhet të kalojnë një javë në izolim”, shkruan Il fatto quotidiano teksa publikon pamjet me dron të ANSA-s.
