Postimet në rrjetet sociale janë kthyer në qendër debati mes familjes Berisha, dhe Rezarta Shkurtës, bashkëshortes së nipit të Enver Hoxhës, Ermalit.
Këtë herë këngëtares i është përgjigjur vetë Shkëlzen Berisha, duke qenë se në postimin e saj ajo ka përmendur djalin e ish kryeministrit demokrat.
“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, është reagimi i Berishës.

Rezarta Shkurta reagoi pas një postimi të Sali Berishës. Ky i fundit kishte publikuar më herët një foto të Ermalit në të cilën shkruhej: “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”.
Dhe këngëtarja nuk ka vonuar përgjigjen. Me një postim në Instastory ajo tha: “Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg”.
Mesa duket kjo përplasje do të vijojë në dyert e gjykatës.

