Pas raketave që ranë në Poloni, Gjermania është vendosur edhe më shumë këtij shteti. Qeveria polake do të vendosë lëshues shtesë të raketave Patriot pranë kufirit të saj me Ukrainën, pas një oferte nga Gjermania, tha ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak. Në Twitter, ministri polak shkroi: “Gjatë bisedës së sotme me palën gjermane, unë do të propozoj që sistemi të vendoset në kufiri me Ukrainën”.
“Gjermania i ka ofruar Varshavës sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” për ta ndihmuar atë të sigurojë hapësirën ajrore pas rrëzimit të një rakete në Poloni javën e kaluar”, tha ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.
Në orët e fundit, Lambrecht shprehu nevojën për të rritur praninë e këtij sistemi antiraketë në Poloni pas incidentit të javës së kaluar, ku dy persona humbën jetën pas përplasjes së një rakete ukrainase të rrëzuar, teksa po përpiqeshin të zmbrapsnin një sulm rus.