Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rakipi reagon ndaj Berishës: Pse mo doktor rrëshqet kështu, të ka marrë koka erë…

13:39 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha ylli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rezultatin “katastrofik” për opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit, Sali Berisha e ka cilësuar të manipuluar, vjedhur dhe blerë nga qeveria.

Berisha ka akuzuar gazetarë edhe media kur i kanë kërkuar prova në debate televizive për “vjedhjen dhe manipulimin” e zgjedhjeve”.

Lidhur me akuzat ndaj mediave dhe gazetarëve ka reaguar drejtuesi i emisionit të “Pakespozuarit” në MCN TV, Ylli Rakipi.

“Po mirë mo Doktor i dashur, nuk e kupton që ne kemi gjithë këtë kohë që bërtasim me të gjithë fuqinë, që ditën që Amerika e madhe të shpalli ty non grata, kemi thënë ku i ke provat moj Amerikë e madhe kundër Doktorit?

Pse mo Doktor mbërrin në këtë gjendje? Studiot televizive ta paskan fajin ty? Pse mo Doktor i dashur rrëshket, apo kështu të duhet sot? Çfarë të kanë bërë studiot televizive? Pse nuk del të thuash që Tom Doshi që mund të ketë ndarë para vërtetë, i ka ndarë para filanit, filanit, këtij emisioni, atij emisioni, Edi Rama ka blerë këtë apo atë media?! Asnjëherë nuk e dëgjojmë se kë media konkretisht.

I pari ti shkon te mediat e superblera nga Edi Rama, ngrysesh dhe gdhihesh te këto media, përveç medias tënde sigurisht dhe me vështirësi të madhe vjen te media jonë, këtu, për të folur dhe për të dhënë përgjigje për pyetjet që të bëjmë. Ngrysesh dhe gdhihesh te mediat e blera dhe të stërblera të Edi Ramës, mëngjes, drekë, darkë.

Të të akuzojmë ne tani që të kanë paguar ata ty? Doktor, mblidh mendjen se ke marrë shtatë bashki, vetëm shtatë bashki dhe mos ulëri çdo ditë për studiot televizive se nuk t’i kanë marrë ato bashkitë. T’i ka marrë koka jote, që ka marrë erë, bashkë me partinë tënde që është copëtuar, është bërë copa-copa. Kjo është e vërteta“, tha Rakipi.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.