Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga “Rally Albania 2023”, ku thotë se edicioni i 19-të këtë vit vjen me pjesëmarrjen e 22 shteteve.
“MIRËMËNGJES dhe me energjinë që përcjell Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të, me pjesëmarrjen e 22 shteteve duke i rënë qark e tërthorë Shqipërisë si promovim i traditës më të mirë, kulinarisë fantastike dhe mrekullisë së rivierës tonë, ju uroj ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
