Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtojnë 246 vjetorin e pavarësisë, dhe kryeministri Edi Rama ka uruar duke theksuar se si sot para 100 viteve, Shqipëria lidhi marrëdhënie diplomatike me SHBA.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”,–shkruan Rama.
Në 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.
Festimi i 4 korrikut nderon nënshkrimin e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë nga baballarët themelues të SHBA-së.
Diplomati i njohur i shtetit, Thomas Jefferson së bashku me filozofin politik Benjamin Franklin ishin ndër emrat e shumtë që hoqën dorë nga sundimi britanik dhe i shpallën kolonitë e Amerikës së Veriut si shtete të lira.
