Kryeministri Edi Rama bën të ditur se janë 50 mijë të vaksinuarit në Shqipëri, një proces që nisi në janar e personelin shëndetësor e që sot vijon me të moshuarit, mësuesit dhe pedagogët.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë 12 mijë arsimtarë apo 30 për qind e mësuesve që janë vaksinuar me AstraZeneca.
“Sot arrimë në 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rrisim vijimësisht numrin e vaksinimeve, falë edhe dozave plus që kemi siguruar e do të sigurojmë në vazhdim”, thotë Rama.
“Dozat e Sputnik do të vazhdojnë vaksinimin e të moshuarve plus 80. Në tërësi kemi 90 mijë doza vaksine në total, ndërkohë që presim dozat e tjera nga Pfizer në ditët e para të prillit dhe të përfundojnë negociatat e hapura përsa i përket dhe fillimit të vaksinimit masiv”, tha më tej ministrja Manastirliu.
