Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi pas punimeve të Samitit, kanë dalë në konferencë për median. “Plani i ri i rritjes është platformë kyçe për të përshpejtuar integrimin në BE”,-tha Rama. Ana tjetër e këtij plani është më shumë financim për projekte e buxhetet e vendeve të rajonit.
”Plani i Ri i Rritjes do të na lejojë ta çojmë këtë kosto në të njëjtin nivel me atë të shteteve anëtarëve, që do të thotë do të kursejmë gjysmë miliardë euro. Do të kursehen nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve tona. Ka shumë të tjera, që janë pjesë e këtij plani, që na jep mundësinë, të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtarë. Këto po ndodhen para se ne të bëhemi anëtarë”,-tha Rama.
Lexo edhe :
Related Posts
Kurse komisioneri Olivér Várhelyi tha se ideja e planit të rritjes ka qenë i konceptuar në Tiranë. ”Në diskutimet e mëparshme që kemi pasur me kryeministrin dhe udhëheqësit e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE që ka vendosur që kjo gjë të realizohet, por edhe ideja e gjithë rajonit. Po punojmë për të miratuar legjislacionin e duhur, por vijojmë edhe diskutimet se ç’duhet bërë. Dita e sotme është inkurajim i madh për të gjithë ne për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar. Nga pagesa në euro përfitojnë bizneset dhe qytetarët”.