Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook thotë se janë 20 mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit që kanë përfituar bonusin e bebes.
Sipas tij, nga viti 2019 e kanë përfituar 91.380 fëmijë bonusin, që kur nisi programi universal i mbështetjes për çdo të porsalindur.
POSTIMI I RAMES
MIRËMËNGJES 😇
dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë🙏🏼
***91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej vitit 2019, kur nisëm programin universal të mbështetjes së çdo të porsalinduri ♥️
