Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka lajmëruar anulimin e mbledhjes mes qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila pritej të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë.
Ai sqaroi se shkak është bërë agravimi i Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ndërsa shtoi se ka thirrur një takim më të ngushtë me Albin Kurtin.
“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme”, thotë Rama.
