Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama, apel bizneseve: Lironi hapësirat publike ose do të përballeni me ndjekje penale

14:00 / July 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 900 0 1751627205xrama 640 1751627320
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, u bëri thirrje bizneseve që të lirojnë hapësirat publike që kanë zënë nëpër qytete.

“I bëj thirrje të gjithë atyre që kanë keqkuptuar sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private. Këtu kam parasysh ndërtuesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet, kanë vazhduar ta trajtojnë pronën përreth si pronë private. Ajo nuk është private, ajo zonë i përket komunitetit të banorëve në atë pallat. U bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për parkim për t’u marrë lekë banorëve, që t’i heqin vetë trarët dhe pengesat; u bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda në lokale që t’i çmontojnë vetë sepse do të përballen me gjoba dhe ndjekje penale për krim mjedisor dhe zaptim e shkatërrim të pronës publike”, deklaroi Rama.

“Në këto dy javë, të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, duhet të kenë inventarët e të gjitha zonave në këto qytete, me të gjitha kleçkat që u kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete. Territore të tëra janë kthyer në “tokë e xanun” në mënyrë të padrejtë, prandaj në dy javët e dyta të korrikut do të vijojmë me inspektoratet dhe policitë bashkiake për ta ngritur në hava shtëpinë tonë të përbashkët, si amvisat kur bëjnë pastrimin gjeneral të muajit”, shtoi Rama.

apel biznese Edi Rama hapesira publike ndjekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Pas sulmit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

16:00 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.