Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Asnjë lidhje me hetimin e zyrtarit të FBI-së. Kam darkuar me një non grata dhe në Shqipëri

17:55 / January 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama83 770x420 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ka pranuar takimet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Megjithatë , ai këmbënguli se nuk ka asnjë lidhje me hetimin e SHBA-së.

Sipas tij, opozita po e përdor për interesa të saj. 

 “Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar se këtu opinion ndahet në një pjesë që beson medoemos atë që do të besojë dhe një pjesë që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Kjo është një çështje jo çështje, është e hetuar nga drejtësia amerikane, e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo për vrasje nga pakujdesia kur ato bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërore dhe nuk ia përton kujt. Në këtë rast ka zero akuzë dhe zero lidhje mes asaj që diskutohet dhe meje dhe Republikës së Shqipërisë. Këto janë derivate të keqleximit të këtushëm, përmendja e emrit si pjesë e një takimi nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Takova një zyrtar të lartë, po, e takova, disa herë. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së çorollepsjes së njerëzve aq më pak kush jemi para një prove të re në lidhje me 21 janarin dhe kërkesën për hapjen e hetimit të SPAK. Kush e kupton e kupton, unë nuk kam pse komentoj asgjë. Unë dhe qeveria e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që kryesorja është krejt tjetër”, tha ai.

Pyetje: Në aktpadi thuhet se nga takimet ka pasur edhe fatura?

Rama: Në çfarë gjuhe e keni lexuar? Unë s’kam shqetësim për këtë çështje. Drejtësia amerikane e ka hetuar tërësisht dhe që ka dalë në konkluzione. Në rastin konkret ka akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga miku i tij shqiptaro-amerikan. Unë kam takuar dhe një person të shpallur non-grata këtu në Shqipëri.

Ka një drejtësi në Amerikë dhe ka gjykata. Nëse ju thoni se drejtësia dhe gjykata mund të kontestohet nga Foltorja apo e vulës, kjo është zgjedhja juaj. Nuk kam asnjë replikë. Unë ju them njerëzve ja ku është pasqyra e së vërtetës.

Edi Rama McGonigal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.