Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama-Bashës: Edhe në fletë të votimit ke numrin 4, ta dhashë gjysmën e qeverisë

15:27 / March 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1742479310 ediramalulzimbasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe Luzim Basha edhe këtë të enjte kanë vijuar me replikat me video në rrjete sociale. Rama i thotë se edhe në fletën e votimit i ka rënë numri 4, një ironi në lidhje me gafën e famshme të tij në matematikë. Kreu i qeverisë e fton të tregojë se çfarë ofron ndryshe koalicioni Euroatlantik nga ajo që e quan si ”aleanca e kënetës madhështore”.

”E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin.

Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla”, thotë Rama.

Më tej Rama ka shtuar. ”Ej po akoma nuk tu bë bajat kjo gjuha e bufit. Vjedhje, vjedhje, droga, droga, banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. S’je më roje e Shqupit, vetëm çelësi i makinës të ka ngelur tani.

Na jep vizionin Euroatlantik, na thuaj se ku ndryshon koalicioni Euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore se s’po e marr vesh. Çfarë do të bësh ndryshe nga këneta. Eh mor Lul, mor Lul. Edhe në fletë votimi të kishte rënë 4”, thotë Rama duke e përshëndet me këngën e Unikatil.

11 maj Basha Dashuri meme Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.