Kryeministri Edi Rama nga rrjeti social Twitter, reagon pas çdo akuze që vjen nga PD-ja në lidhje me përmbytjet në vend. Rama shkruan se në fakt ata e kanë mirëmenaxhuar situatën.
Këtë gjë e tregojnë të dhënat e publikuara nga Bashkia Shkodër. Bazuar në shifra, Rama shton se në vitin 2010 kur kryeministër ishte Sali Berisha, në Shkodër kishte 2580 banesa nën ujë, ndërsa sot janë vetëm 5.
“Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë”,-shkruan Rama.