Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: BE mbyll negociatat brenda 2027

17:32 / April 9, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1744211024 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën ”Sy m’Sy”. ”Si futet Shqipëria në Europë me depozita uji në tarracë dhe pa drita. Je gjigand, edhe nastradini do të kishte zili”, shkruan një komentues. Rama thotë se BE ka deklaruar se duan që të mbyllin negociatat me Shqipërinë brenda 2027.

”Tani ty jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar që bënë këtë lloj komenti, por mua sa më shumë kaloj në vitet aq më pak i zgjuar më duket vetja. Nuk po të them se ca mendoj unë për komentin tënd dhe për hyrjen në BE, por po të pyes ty, po BE a do ta kishte zili Nastradini meqënëse do të fus në gjirin e saj sa më parë. E ke dëgjuar ti BE që thotë duam që të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda 2027. Unë e kam durim aq të madh sa merrem edhe me komente si të tuat duke mos harruar që sado i zhytyrë të jetë në kënetë dikush që bënë këto komente është detyra ime që ta respektojë si qytetarë i këtij vendi”, tha Rama.

Një tjetër komentues shkruan se kryeministri vijon premtimet edhe pas 12 vitesh në pushtet. ”Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe akoma premtoni si bufi”, thotë një komentues. Rama i është përgjigjur duke thënë se nëse ai do bënte premtime si bufi duke iu referuar Sali Berishës edhe vendi do të ishte njësoj si në kohën kur ai ishte në pushtet.

”Unë nuk kam 12 vite që premtojë po kam 11 vite e 6 muaj që bëjë ato që them se po të isha si bufi edhe Shqipëria do të ishte si e bufit një vend që se merrte askush seriozisht, i zhytyr në borxhe dhe në kriminalitet dhe me mbi 100 e kusur vrasje në vit. S’ka më të verbër se ai që i ka sytë dhe refuzon që të shoh dhe më shurdhër se ai që i ka veshët dhe s’do të dëgjojë”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri i është përgjigjur edhe një komenti, i cili ka ironizuar lidhur me 3 projekte në Vlorë e Durrës, të cilët ende s’kanë përfunduar duke thënë se këto projekte kanë dalë shumë bukur. ”Ai projekti i stadiumit në Vlorë, projekti Marina në Vlorë apo Marina Durrës kanë dalë shumë bukur”, shkruan një komentues. ”E kuptojë ironin tënde po punët e mëdha nuk bëhen sa hap e mbyll sytë si bëhen komentet e kota duhet të bësh edhe pak durim marina Vlorë dhe Durrës janë të dyja në kantier po të duash shko dhe shihi për të parë se ca pune kolosale është bërë. Për stadiumin e Vlorës është detajuar projekti që doli fitues nga konkursi. Unë them atë që them dhe bëjë atë që them”, tha Rama.

2027 BE Negociata Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.