Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Brenda dekadës pavarësi energjetike dhe eksportues neto të saj

14:24 / April 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 60 scaled e1745929596106
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama thotë se falë projekteve për diversifikimin e burimeve të energjisë, Shqipëria brenda kësaj dekade do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm dhe një vend eksportues neto i energjisë.

Teksa vlerësoi praninë e aktorëve të rëndësishëm të fushës në këtë tryezë, Rama tha se fakti se ne jemi aq pranë anëtarësimit në BE, të ulur në një tryezë negociatash, nuk do të mund të imagjinohej nëse do kishim situatën e sektorit të energjisë.

“Fakti që sot ne flasim për një prodhim të brendshëm të dyfishuar është shumë domethënës kur mendon se ne nisëm këtë përpjekje me bazën prodhuese të kohës së komunizmit, me minus HEC-e që në mënyrën më të çuditshme u hoqën nga stoku i aseteve të shtetit dhe iu dhanë një privati, me një argumentim që në vetvete është vepër penale e pastër”, tha Rama.

Po ashtu Rama tregoi se kemi thuajse dyfishin e prodhimit me nga u nisëm, por ndërkohë është diversifikuar edhe baza e prodhimit e cila ishte vetëm nga uji. Kryeministri theksoi se në situatën e ndryshimeve klimaterike prodhimi nga burime ujore bëhet komplet i paparashikueshëm, ndaj e ardhmja mbetet diversifikimi i burimeve të energjisë.

“Kemi diversifikimin me 10% të prodhimit që sot vjen nga dielli. Me fillimin edhe të disa projekteve të erës, me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi fatin të kemi në Shqipëri falë “Statkraft’, që prezantoi këtu projektin e vetë për sistemin e pompimit të ujit, besoj se kemi të gjitha arsyet të mendojmë se pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se Shqipëria do ta vendosë vetë fatin e vet në raport me energjinë dhe do të kalojë në eksport neto. “Qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për linjën e interkonjeksionit me anën tjetër të Europës, falë bashkëpunimit tripalësh me qeverinë italiane dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara”. Nga pikëpamja e humbjeve në rrjet, Rama tha se Shqipëria është tani në parametrat e një vendi normal të Europës.

BE energjia Rama Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.