Shqipëria përmbylli me sukses vlerësimin e GRECO-s për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë. Kryeministri Edi Rama theksoi se ky është një motiv i fortë për të qenë shumë ambicioz dhe shkuar shumë më tej.
”Jemi duke bërë përpjekje të gjithanshme për ta thelluar këtë progres, duke përgatitur një dallgë tjetër reformash të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit”.
Për të kjo do të ndodhë me një përfshirje të madhe të gjithë institucioneve dhe ndërveprimit të të tri pushteteve të pavarura: ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.
“Shumë shpejt do të vazhdojmë me hapjen e kapitujve të tjerë, ndryshe nga çfarë është thënë ditët e fundit në pasqyrat e kënetës politike dhe mediatike”, shtoi Rama.