Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama demonstron forcën nga Berati / Kryeministri flet për zgjedhjet lokale: Opozita nuk është më përballë

15:26 / March 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ne fier 1 674x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vazhdën e takimeve me të gjitha bashkitë e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka ndaluar sot në qytetin e Beratit.

Edhe fokusi i regjisë së ERTV-së ka qenë demonstrimi i pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve.

Aktiviteti i parë i maxhorancës është cilësuar si anti-miting për protestën e 16 shkurtit, ndërkohë që sot, një ditë para protestës Kryeministri ka mbledhur simpatizantët e tij në Berat.

Duke folur për zgjedhjet e qershorit, Rama tha se nuk mjafton vetëm të fitohet ndaj opozitës.

“Nuk di si t’i quaj. Se as përballë nuk i kemi, por kanë kthyer kurrizin dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Sidoqoftë betejën nuk e kemi me ata, por me hallet dhe problemet e njerëzve. Sepse betejën me ata e kemi shumë të lehtë” – tha Rama.

Ai u ndal në investimet e zonës duke u shprehur se e ardhmja e Beratit varet nga turizmi.

Nga ana tjetër, shefi i ekzekutivit u shpreh se qeveria është e vetëdijshme për nevojat në infrastrukturë.

“Ekonomia në tërësi ka hyrë në rrugën e duhur, edhe pse asnjëherë nuk është e mjaftueshme nëse e krahasojmë veten me të tjerët. Por jemi të sigurtë që biznesi është lehtësuar nga taksat e së shkuarës” – tha Rama në Berat.

  • protesta gjirokaster1
  • protesta gjirokaster12
  • protesta gjirokaster1234
  • 049165fd e855 400a b78e cb061e2b04b7
  • 00a80fa6 c908 42a8 ab77 460aff728809
  • 05ecd14c a832 49a5 88a1 3f5492bbd483

Berat lokale Opozita Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.