Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të ministrave kanë mbërritur në Presidencë për t’u dekretuar nga kreu i shtetit Bajram Begaj.
Burime pranë presidencës konfirmojnë se nga kryeministria ka shkuar kërkesë për dekretimin e ministrave të rinj.