Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rama dhe Balla në fermën më të madhe në Shqipëri: Buxheti për bujqësinë s’na mungon

21:39 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Balla ferma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sëbashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partise Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla vizituan sot fermën e vëllezërve Bullari në Cërrik, ku në 250 hektarë kanë mbjellë arra, kivi, bajame, shegë.

Rama u shpreh se në dispozicion të bujqësisë është “buxheti me shumën më të madhe ndonjëherë në këto vite”, ndërsa shtoi se kanë munguar njerëzit me vizion dhe me projekt.

Po ashtu Rama tha se gjatë këtyre viteve kanë munguar fermerët që nuk kanë pasur projekt dhe vizion por kanë qëndruar në fermën e tyre dhe më pas nuk kanë ditur ku ta shesin.

Fjala e plotë e Edi Ramës

“Nuk na mungon buxheti, kemi në dispozicion buxhet në shumë më të madhe që nuk ka bërë vaki ndonjëherë në këto vite. Paratë nuk mungojnë. Për disa vite na ka munguar një numër kritik njerëzish në bujqësi që të mendojnë në mënyrë vizionare dhe me projekt, jo të thonë: ‘Ja jam këtu me trastën time me patate, me domate, të vijë të ma marri shtetit se nuk kam ku ta çoj’. Lidhur me aplikimet e skemës kombëtare këtë vit është një shenjë domethënëse në raport me gjithë nevojat, sa shumë persona kanë shfrytëzuar aplikimin online, se janë ata llafollogët e Tiranës dhe facebook që thonë se katundarët nuk dinë të përdorin teknologjinë, por e vërteta është e kundërta, se njerëzit që jetojnë me punën, edhe në majë të malit i gjejnë rrugët dhe e përdorin shumë më mirë se ata që janë në fakt katundarët e vërtetë, nëse e përdorim në pezhorativ, se katundar jam vetë unë  dhe jam shumë krenar që jam katundar, se u bëmë shumë qytetar atje në Tiranë, kështu që më mirë katundar. Ajo që na duhet ët kemi sa më shumë veprimtari prodhuese dhe përpunuese”.

Fjala e plotë e Taulant Ballës

“Ka gjithsej 250 hektarë. Pjesa më e madhe janë arra, është një arrë shumë e mirë që sivjet ka prodhimin e parë. Ka shegë, qershi, lajthi, fiq, në 250 hektarë bajame ndërkohë që ka krijuar dhe duke përfshirë një fermë me dhi, me lopë, dhe për përpunimin e tyre. Ne do shohim një nga pjesët e saj. Tek pjesa e kivit. U habita kur një rrënjë mund të prodhojë deri në 300 kg, është e çuditshme.”

buxhetin fermen mungon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.