Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama dhe Gjiknuri takim me fermerët e Shirgjanit: Investimet kanë rritur prodhimin

12:20 / October 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 21 at 12.20.10 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues i qarkut, zhvilluan një bashkëbisedim me fermerë dhe blegtorë të zonës së Shirgjanit në Elbasan.
Në fjalën e tij Gjiknuri theksoi se investimi i ri i qeverisë për unazën bujqësore ka dhënë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e prodhimit të kësaj zona.

“Këtu nuk ka pasur as rrugë dhe me zor shihje një serë. Më bën përshtypje një investim i qeverisë, kjo unazë bujqësore e cila unë shpresoj që të vazhdojë dhe të lidhet me zonën e Cërrikut për të bërë një unazë të plotë, ka dhënë një impakt të jashtëzakonshëm përsa i përket rritjes së prodhimit. Unë këtë e kam mësuar nga ju”, tha ai.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se si pasojë e vëmendjes që është treguar, është trefishuar dhe sipërfaqja e serave të mbjella. “Nga ky investim që është bërë dhe nga punët e mira që ka bërë bashkia për pjesën e kanalizimeve dhe furnizimit me ujë. Më thanë se është trefishuar sipërfaqja e mbjellë në sera. Kjo është një gjë shumë e mirë. Gjë që do të thotë se është rritur prodhimi për eksport për shkak të rritjes së prodhimit në këto sera. Ky investim krijoi një impakt të madh ekonomik”, shtoi ai.

Gjiknuri tha se Elbasani ka një avantazh të madh strategjik dhe që lidhet shumë mirë dhe me vizionin e këtij qyteti. “Është afër portit është afër kryeqytetit. Duke qenë afër këtyre dy pikave shumë të rëndësishme të biznesit dhe ekonomisë, Elbasani i ka të gjitha mundësitë të përfitojë. Pra, një investim i tillë shikoni çfarë zinxhiri ekonomik krijoi. Këtë unë e kam ndjerë gjatë bashkëbisedimit me njerëzit këtu. Dua tju them se na keni mbështetje”, deklaroi Gjiknuri.

Damian Gjiknuri Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.