Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

15:28 / May 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1716123360 edirama121
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vetë ndonjëherë as në Kosovë e as në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për median e Kosovës, Nacionale, Rama thotë së në ditën kur kryeministri Albin Kurti prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri dhe ‘shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë’.

“Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet rrevolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se cka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe cka nuk bën.

Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë spageti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët. Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke cka i bën”, thotë Rama për Nacionale.

Në një pjesë të intervistës, kryeministri Edi Rama, foli edhe për deklaratat e zv.kryeministrit serb Vulin, se vetëm bota serbe mund ta ndalë Shqipërinë e Madhe. Rama i qëndroi së njëjtës deklaratë që ka dhënë, se fytyra e tij është përgjigja më e mirë për këtë deklaratë. 

“Njeriu pasi mbush 40 vjec, mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nuk është çështje je i bukur apo nuk je i bukur dhe në rastin e një çehre si ajo e atij, përgjigja më e mirë është fytyra e vetë”, thotë ai.

Kryeministri thotë se turi i tij i vizitave në diasporë, do të vazhdojë edhe në vende të tjera.

“Kishim kohë që kishim vendos të bënim një tur në diasporë. Pastaj, para ca muajsh vendosëm ta fillojmë në Greqi, do të jemi në Itali, në Londër dhe në Gjermani.

Natyrisht që do ta fillojmë nga Greqia, pa diskutim sepse është ajo pjesë e shqiptarëve sot, që meriton të jetë e para të vizitohet sepse ka kaluar edhe kaloarin më të egër, apo jo”, thotë Rama.

Albin Kurti Rama spageti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.