Do ta bëj sot vaksinën për të dhënë mesazhin se është e vetmja armë asgjësuese kundër COVID-19.
Vaksinimi nis në orën 15:00 siç shtoi kryeministri.
“Ne e kemi edhe zinxhirin ftohës, pasnesër do te bëjmë publik me pamje vendin mënyrën e ruajtjes, të gjithë procesin në mënyrë që të jemi tërësisht transparent dhe për të treguar se gjithçka është e mirëpërgatitur. S’jemi as më të pasurit as më të zotët në këtë luftë, por s’jemi prapa askujt. Kjo është një arsye për të qenë krenarë duke filluar për vijën e parë, mjekë e infermierë që janë ekspertë.
Sigurisht që do ta bëjnë ata që janë në vijën e parë të parët, unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që jo vetëm është e sigurt por edhe arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm, dokrrat me çipa e manipulime të geneve e transformime të ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake. Do ta bëj sot siç e kanë bërë edhe kolegë të mijtë do ta bëj dhe unë. Ndërsa ministrja e të tjerë s’kanë si hyjnë e marrin atë që ju takon mjekëve infermierëve, policëve dhe të shëruarve.
Nuk do dëshiroja t’i zija radhën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye.
Vaksina nuk është e detyrueshme, po është është e këshillueshme sepse është arma që mbron njeriun nga ky armik”,- u shpreh Rama.
