Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Do të rishihet mosha e daljes në pension

18:36 / November 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 01 at 18.24.18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët në Korçë, kryeministri Edi Rama tha se në sektorin e ndërtimit dhe turizmit ka një informalitet sa i takon deklarimit të pagave. Rama tha se në sektorin e ndërtimit nuk ka më paga 500 apo 700 mijë lekë në muaj, sikundër në sektorin e turizmit pagat janë sa në Greqi.

”Nuk ekziston në Shqipëri në ndërtim pagë 500-600-700 euro, nuk ka. Pagat në ndërtim janë mbi 800 euro. Kur sheh pasqyrat që deklarojnë 500-600 euro. Pse? Sepse ne kemi bërë që për pagat deri në 500 euro nuk ka tatim, por ka sigurime shoqërore patjetër. Këta ju japin 500 euro në bankë dhe i thonë na dhe 500 të tjera në dorë. Ja ku u vodh një pensionist, ndërkohë që ky tjetri që i merr këto i hap vetes gropën kur të dalë në pension.

E njëjta gjë ndodh me sektorin e turizmit. Pagat në turizëm janë paga si në Greqi, prandaj dhe këtë vit kemi parë fillim të një trendi kthimesh nga Greqia. Ne nuk do tja pranojmë më deklarime të tilla dhe tani Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka cuar një njoftim tek të gjitha bizneset që të kenë parasysh që në deklarimin e pagave që bëhet në fund të vitit të mos vjedhin pensionistët, por të deklarojnë pagat reale. Nëse do na vijnë deklarime që nuk janë në përputhje me realitetin do kthehet prapësht dhe do ti themi nëse nuk e rishikon pasojat janë penale jo civile dhe për ne është vjedhje e pensioneve”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu tha se me rritjen e jetëgjatësisë, duhet të shikohet edhe koha e daljes në pension. Rama tha se brenda pak ditësh do të bëhet e ditur edhe bonusi që do të përfitojnë pensionistët në fundvit. ”Pensionet janë si drejtësia. Asnjë forcë tjetër në këtë vend nuk mund të bënte këtë që po bëhet me drejtësinë, sikundër asnjë forcë tjetër në vend nuk do të mund të bëjnë atë që Partia Socialiste do të bëjë për pensionet”, tha Rama.

Edi Rama pension
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.