TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023

Fenomeni Luiz kalon kufijtë e Shqipërisë, ja për çfarë bëhet fjalë

23:29 / February 2, 2023

Berisha: Në zgjedhje shkojmë me logon e PD. Futemi pa Partinë e Lirisë

23:21 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Rama e Basha 2 orë me Nishanin në Presidencë, do dalin me marrëveshje?

12:23 / May 3, 20174 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ka kaluar tashme 120 minuta nga nisja e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozites Lulzim Basha ne tryezen e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani ne Presidence.

Pritet qe ky takim te zgjase dhe nuk dihet nese dy lideret do te arrijne sot ne nje zgjidhje per krizen e krijuar. Burimet thane per ‘Panorama’ se mes tyre po negociohet paketa e negociatorëve ndërkombëtarë te cilet duket se e kanë bindur Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha për të pranuar një zgjidhje ku palët të kenë hequr dorë nga disa pretendime. Megjithate pritet qe ne oret ne vijim te zbardhet gjithcka qe eshte dakordesuar mes tyre por edhe ajo qe do te ndodhe me fatin e zgjedhjeve.

Rama i përpiktë me orarin, Basha 5 minuta me vonesë, fotot e para brenda Presidencës

Kane qene te perpikte me orarin kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci ku ne oren 10:00, i jane drejtuar Presidences per takimin me kreun e PD Lulzim Basha i cili shoqerohet nga Edi Paloka.

Keta te fundit kane mberritur 5 minuta me vonese ne zyren e kreut te shtetit, i cili i beri nje tjeter ftese publike te marten dy lidereve politike per te biseduar ne tryezen e dialogut per te gjetur nje zgjidhje per krizen politike qe ka mberthyer vendin.

 

fotot e apda.jpg567

Rama dhe Ruci e kane bere ne kembe rrugen nga Kryeministria per ne Presidence.

Me poshte mund te shihni edhe fotot e para nga takimi brenda Presidences.

fotot e apda.jpg56fotot e apda.jpg5fotot e apda.jpg4fotot e apda

Prapaskenat/ Sot takimi Rama-Basha, ‘zbulohet’ oferta në tavolinë

Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha do të takohen sot në Presidencë në orën 10:00 për të dialoguar për zgjidhjen e krizës. Njoftimi u bë mbrëmë nga zyra e shtypit e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Takimi u mundësua pas negociatave që faktori ndërkombëtar zhvilloi dje me Kryeministrin Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Basha, me qëllim përfshirjen e opozitës në zgjedhje.

ramamdhe ruxirama dhe ruci

Kreu i Partive Popullore Europiane, Xhozef Doul, dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, kanë dakordësuar një tryezë të nivelit të lartë politik, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës me ndërmjetësimin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Dy javë më parë, Presidenti i Republikës kishte tentuar, pa sukses, të organizonte një tryezë politike mes kreut të LSI-së, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Basha. Por dje palët u panë se ishin më afër në qëndrimet e tyre.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe një herë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, thuhet në njoftimin Presidentit të Republikës.

Kryeministri Rama e ka mirëpritur këtë ftesë të kreut të shtetit, duke u shprehur i gatshëm të ulet me kreun e opozitës.

“Z.President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD! Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB”, shkruan Basha. Negociatorët ndërkombëtarë duket se e kanë bindur Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha për të pranuar një zgjidhje ku palët të kenë hequr dorë nga disa pretendime.

Mësohet se është propozuar shtyrja e zgjedhjeve për datat 23 ose 30 korrik, kohë që mund të tentohet edhe numërimi elektronik i votave. Po ashtu mësohet se Kryeministri mund të pranojë emërimin e 6 ministrave teknikë me konsensusin e opozitës.

Ky ndryshim do të jetë në funksion të rritjes së garancive për mospërfshirjen e administratës, mësuesve, punonjësve të sektorit të shëndetësisë, të OSHEE-së apo dhe të bujqësisë në procesin zgjedhor.

Mësohet se edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i kalojë opozitës për të rritur transparencën e vendimmarrjes së këtij institucioni. Duke ofruar këto garanci, Kryeministri ka kërkuar si kusht nga opozita që të rikthehet në Parlament dhe të votojë vetingun.

Ende nuk dihet nëse do të ketë rikthim nga e para të të gjithë procesit të përgatitjes zgjedhore, që nënkupton afate të reja për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave të kandidatëve për deputetë.

Mësohet se përfaqësues të partive të vogla kërkojnë lejim të krijimit të koalicioneve, të cilat e shohin të vështirë përfaqësimin e tyre në Parlament, nëse garojnë pa koalicione.

/TiranaNews/

Dialog Edi Rama Lulzim Basha Presidence zgjedhje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023

Rama: Opozita po i jep përmasa të mëdha, përgjigjen do e marrin më 14 maj

23:04 / February 2, 2023

Takimi i Ramës me McGonigal, Veliaj: Kryeministrat takohen me zyrtarë të lartë

22:36 / February 2, 2023

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.