Klevis Balliu ka dekalruar se kryeministri Rama është i mërzitur dhe i tmerruar nga përgjimet që sjell Bild nesër. Më pas ai ka thënë se nuk do të mbajë dot zgjedhje me 30 qershor.
Ish-deputeti
i PD, Klevis Balliu, nuk ka duruar dhe i është përgjigjur ironisë së
kryeministrit Rama ku nga Pogradeci me anë të një filxhani e vuri në lojë së
bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Balliu shprehet se Rama është tmerruar nga përgjimet që paralajmëruar nga
gazeta gjermane Bild për ditën e nesërme. Më pas ai ka shtuar se opozita nuk do
të lejojë që të mbahen zgjedhjet më 30 qershor.
“Karriget bosh në mitingjet e Ramës në Pogradec. Sipas filxhanit të Lindës që
ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për
përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh
zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”, ka
shkruar Balliu.
Kujtojmë
se Rama në mitungun e Pogradecit ka thënë me ironi se rrugën ja bllokoi
çuni i Fahriut.
“Këtu është zona e Bahri Falliut doja t’u tregoja me filxhan. I thotë,
Faro shoh një peshk të madh, në formë F-je, edhe lek i madh Faro, lek i madh,
edhe Faro i thotë po kjo K-ja këtu çfarë është? Koran? Joooo Faro i thotë, kjo
K-ja është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky këtu? Po më ha lekët
mua?” ka thënë Rama me ironi.