Një qytetare nga Bajram Curri që është telefonuar nga kryeministri Edi Rama, ka shprehur alarmin e saj lidhur me të infektuarit e parë me koronavirus rezultuan sot në qytetin e Bajram Currit.
Shqetësimi i saj është se, sipas saj, prej një jave çifti është kuruar në spitalin e Bajram Currit me serume dhe medikamente të tjera, si dhe ka patur kontakte me banorët e tjerë të qytetit.
“Ka një javë shkon në spital, bën serume, ne i njohim të dy dhe u them sa më shpejt të shërohen, se ne këtu në Bajram Curri një grusht jemi, i njohim. Ata janë njerëz publik. Burri kryetar e shoqja mësuese, janë njerëz shumë të mirë. Por i kemi takuar. Jo tani e them sepse u bë publik rasti. Unë e kam dit qysh dje”, i tha qytetarja Ramës.