Mëngjesin e kësaj të premte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga materniteti ”Koço Gliozheni”, ku nënvizon se është realizuar një tjetër investim për shëndetin e nënave dhe fëmijëve.
”MIRËMËNGJES dhe me një tjetër investim të përfunduar për shëndetin e nënave dhe fëmijëve tek Materniteti “Koço Gliozheni”, pjesë e investimeve zinxhir në spitalet ku lind jeta nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
