Kryeministri Edi Rama, pasi ka firmosur 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes një videomesazhi thotë se konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia.
“Çfarë nuk na dëgjuan veshët dhe ç’nuk ju thanë kur e nisëm operacionin e ligjzbatimit për shkeljet e lejeve të ndërtimit për qëllim fitimi! Por mes sfidave të mëdha të kohës që jetojmë dhe llumit të pandarë të gjysëm të vërtetave, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, do të vazhdoj t’ju them atë që bëj, e do vazhdoj ta bëj atë që them.
Nuk do të gjenden më të marrë që do t’i hyjnë kësaj aventure. Është thjesht shou thanë, sa për të larguar vëmendjen, është pazar me oligarkët. Konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që për të gjitha këto letrat kanë frikë që flasin në prokuroritë e rretheve. Gjysmë të vërtetat mbushin pa pushim kanael e komunikimit. Unë do të vazhdoj të bëj atë që them dhe thëm atë që bëj, deri në fund”.
