Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet hapur: Nëse Kosova përshihet në luftë, bashkohemi edhe ne 

21:39 / June 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto auto Albin Kurti Edi Rama 11 shkurt 2020b16055162041614847240 753x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryeministri Edi Rama la të kuptohet nga Prishtina se nëse Kosova hyn në luftë me Serbinë, atëherë edhe Shqipëria do të bashkohet krah Kosovës.

Komentet Rama i bëri nga Kosova, ku ka shkuar për një vizitë zyrtare, në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.

Kreu i qeverisë shtoi se duhet bërë çmos që nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të mbahet larg çdo mundësi konflikti.

“Ne jemi shumë të vegjël për t’u kërkuar SHBA të reflektojnë. Por duhet të reflektojnë. Presidenti duhet të njihet me këtë çështje dhe ta udhëheqë. Se nuk është pamundur që gjithë ky komunitet vendesh të ketë rënë në këtë grackë të ngritur nga Rusia. Edhe në mos qoftë kjo, mënyra si është ndërtuar kjo, praktikisht i shërben Rusisë. As demokracisë, as viktimave të luftës… Mirë është ta mbajmë luftën larg nga kjo zonë. Luftën e duan ata që s’e kanë provuar. Unë hy te ata që s’e kanë provuar dhe s’dua ta provoj. Krahas luftës në Ukrainë, Rusia dëshiron të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me perëndimin. që të destabilizojë rajonin dhe BE.

…Nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet, e do të bëjmë çmos që në këtë situatë ku Serbia është mes dy zjarreve; presioni shumë i madh i Rusisë, që lidhet me mundësinë që vendi ka për ta shtrënguar Serbinë se e furnizon me shumëçka. dhe presionin e madh të perëndimit, që ajo e ndjen shumë, të shtyn në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia.

Kush pret që të hidhet në flakë për perëndimi nuk e kupton se çfarë vjen nga kjo s’ka mundësi ta bëjnë sepse populli i saj, 80 për qind mendojnë se putin ka të drejtë. por është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj luftë të mos vijë këtu. Në këtë pikë ne mund të bëjmë tonën. Ky është thelbi i tradhtisë sime. Tradhti për të cilën unë nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll… Kosova nga lufta, shkatërrime, s’ka nevojë të shkojmë më në atë drejtim, veçse e detyrojmë, dhe po e detyruan Kosovën e detyrojnë edhe Shqipërinë sepse ne jemi një”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026

100-vjetori nuk është aq i rrallë: fshati italian ku gratë spikasin për jetëgjatësinë

19:54 / October 11, 2026

Thirrje “UÇK” në “Air Albania”, koreografia që tërhoqi vëmendjen në derbin e kryeqytetit

19:32 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.