Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka folur rreth krizës energjetike ku u shpreh se situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.
“Gjërat janë gjithmonë e më keq. Aq e vërtetë është kjo sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme me rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë. Problemi themelor nuk është thjesht rritja e kostove dhe e çmimit por është mundësia e mungesës së energjisë që të mos dalësh në treg dhe ta gjesh”, tha Rama.
Më tej, kreu i qeverisë theksoi se një zgjidhje është që “Bizneset e mëdha të mendojnë të vetë prodhojnë energji”. Sidoqoftë, Rama garantoi të gjithë se deri më tani nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë.
“Nëse do vijë një moment që s’e mbajmë dot do themi se mbajmë dot dhe do themi arsyet. Por për momentin themi se e mbajmë dhe mbajtja ka kosto të jashtëzakonshme”, u shpreh kryeministri.
