Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kandidatët për deputet në qarkun e Beratit dhe nga kryebashkiakja e Dimale ka inspektuar nisjen e rindërtimit te rrugës Roskovec – Poshnje.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook thekson se ky është një segment që lehtëson qarkullimin për banorët, fermerët dhe bizneset e Beratit, Roskovecit dhe Fierit.
Ndër të tjera Rama në këtë vizitë është shprehur se më në fund ndryshimi i emrit Ura Vajgurore, se ishte stres me vete të jetosh në një vend të tillë.
“Shyqyr mbaroi ajo Ura Vajgurore. Të jetosh në një vend me emër të tillë është një stres më vete, por fatmirësisht iku kjo”, ka thënë Rama.
Gjatë inspektimit të tij Rama ka shkëmbyer batuta me kandidatin Nasip Naço, i cili u largua nga LSI dhe u bashkua me PS-në. Rama ka takuar dhe disa nga banorët e pranishëm aty dhe ka theksuar se është kurioz që të shikojë se çfarë do të bëjnë tashmë në skuadrën e bashkuar.
“Skuadrat forcohen duke marrë lojtarët më të mirë. Ajo që unë pres me 25 prill është çfarë bëni ju kur jeni bashkë”, ka thënë Rama.
