Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama flet për shkrimin e “Bild”: E shkroi Ylli Manjani dhe Basir Çollaku (video)

21:55 / May 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 3 opinion 933x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama komentoi mbrëmjen e së enjtes shkrimin e të përditshmes “Bild”, për të cilin tha se ishte media gjermane ajo që e publikoi, por autorë të saj janë ish-ministri Ylli Manjani dhe gazetari Basir Çollaku.

Blendi Fevziu: Po shkoj tek një pikë që më duket më interesantja, dhe kërkoj komentin tuaj. “Bild” shkruan “Më 11 shtator 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve ishte po shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si dosja 184”,  thotë gazeta gjermane “Bild”, një nga të përditshmet më të mëdha.

Edi Rama: Tani “Bild” është një tabloid që të jemi të qartë.

Blendi Rama: Por është një nga të përditshmet më të mëdha.

Edi Rama: Patjetër. Por unë nuk kam me bindin asnjë gjë, fare. Sepse këtë “Bild” e ka publikuar, por këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe pastref, si e ka ai Çollaku. Pra janë këta që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti.

Blendi Fevziu: A është bërë kjo bisedë?

Edi Rama: Unë po të them se “Bild” ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, njëri i Tv Shijak, njëri i filxhan partisë. Dhe normal gazetari i “Bild” ka marrë këto burime dhe ka bërë publikimin. Unë nuk kam çfarë i them gazetarit, sepse ai thotë ore zotëri çfarë ke me ne, ja ku i ke burimet, merru me ata.

Blendi Fevziu: A është bërë kjo bisedë?

Edi Rama: Së pari një herë, nëse nga mijëra dhjetëra mijëra biseda ju më kërkoni të kujtoj këtë fjali specifike, nuk mund ta verifikoj në arkivën e memories sime. Ajo që mund t’ju them është se kurrë, kurrë, kurrë, nuk ka ndodhur dhe s’ka se si të ndodhë që unë të merrem me këto pisllëqe, të cilat kanë marrë përsipër kanë marrë përsipër t’i pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Dhe asnjë herë për asnjë arsye, nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi. 

Bild Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.