Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Kryeministri Edi Rama, tregon se ka folur në telefon me ish-kryeministrin dhe kreun e opozitës bullgare, Boyko Borissov, për të cilin thotë se partia e tij në Kuvend me votimin e propozimit francez për heqjen e vetos, i shpëtoi fytyrën Bullgarisë.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”,-shkruan Rama.
Më herët kryeministri reagoi ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila i kërkonte të moderonte gjuhën, pas komenteve të bëra një ditë më parë në Bruksel, ku veto e Bullgarisë bëri të pamundur nisjen e negociatave për anëtarësim për të disatën herë.