Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1785429673 rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Vjet votuan për PS-në rreth 888 mijë zgjedhës – 765 mijë brenda vendit dhe 123 mijë jashtë vendit. (Rreth 32 mijë votuesve socialistë u rezultuan votat të pavlefshme ngaqë u ngatërruan me fletëvotimet si fleta gazetash).

Nga një sondazh që zhvillova para një jave më rezultoi se 1/20 e votuesve socialistë brenda vendit nuk kanë vlerësim pozitiv për Kryeministrin Rama. Ndërsa nga një sondazh që zhvillova para dy javësh më rezultoi se 1/10 e votuesve socialistë brenda vendit nuk ishin gati ta votonin përsëri PS-në.

Rama, i cili bën zakonisht sondazhe të veta, iu përgjigj kësaj situate me një fjalim para drejtuesve politikë të PS-së në qarqe dhe kryetarëve socialistë të komisioneve parlamentare.

Në fillim të fjalimit, Rama solli 5 shembuj të partive me ngritje dhe rënie dramatike – në SHBA, Argjentinë, Francë, Spanjë dhe Itali. E përbashkëta e ngritjes dhe rënies së këtyre partive, theksoi Rama, ishte mobilizimi masiv i vullnetarëve/patronazhistëve për ardhjen në pushtet, por shkëputjen e tyre nga votuesit e zakonshëm pas ardhjes në pushtet.

Nga ana tjetër, Rama solli shembullin e Partisë Socialdemokrate në Suedi, që ndejti 44 vjet në pushtet, apo të Partisë së Aksionit për Popullin në Singapor, që ka fituar pareshtur zgjedhjet bindshëm qysh para se Rama të vinte në këtë jetë… Në thelb të suksesit të këtyre partive ka qenë kontakti i vazhdueshëm me popullin dhe reflektimi në qeverisje i shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm.

Duke sjellë shembuj negativë dhe pozitivë nga historia e partive në botën demokratike, Rama synon që vartësit e tij të shkunden dhe të aktivizohen në terren. Sepse politika nuk bëhet vetëm në kafenetë e kryeqytetit apo studiot televizive.

Nga ana tjetër, Rama e dinte se fjalimi i tij do të ndiqej në TV, portale dhe rrjete sociale. Dhe shumë nga fjalët e tij synonin rikthimin e votuesve të zhgënjyer socialistë tek ai dhe tek partia.

Por Rama nuk u mjaftua me aq. Ai u mundua të krijonte rezonancë edhe me ata që nuk votuan vjet PS-në apo që nuk votuan fare.

Mbetet të shihet në fillim të sezonit të ardhshëm politik, që fillon në shtator, se sa sukses do të ketë Rama në segmentet elektorale të sipërpërmendura.

888 mije foli Rama socialiste votuesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ushtria me 40 mjete taktike “Made in Albania” Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

13:02 / July 31, 2026

“Territorialja”, Berisha për draftin e PS: Raportin s’e paraqitën në komision, Rama e kuptoi se e ka betejë të humbur

12:27 / July 31, 2026

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.