Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama3 1

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Thethi se rritja e fondeve publike lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë dhe tërheqjen e investimeve.

Gjatë një takimi me banorët e zonës, Rama tha se shtetet konkurrojnë për të siguruar sa më shumë investime të huaja, pasi, sipas tij, ato ndikojnë në rritjen e ekonomisë dhe të mundësive financiare të qeverisë.

“Nga vijnë fondet? Fondet vijnë nga investimet. Rrit ekonominë, rrit mundësinë për të rritur fondet. Edhe shtetet e botës, demokratike apo jodemokratike, bëjnë garë se kush sjell më shumë investime të huaja”, deklaroi Rama.

Kryeministri kritikoi ashpër kundërshtarët e investimeve të huaja, duke përdorur ndaj tyre përcaktimet “sharlatanë”, “delirantë” dhe “ekstremistë”.

“Në Shqipëri dalin lloj-lloj sharlatanësh, delirantësh dhe ekstremistësh, disa të së majtës dhe disa të së djathtës, dhe thonë se nuk duam investime të huaja, nuk duam të huaj në Shqipëri dhe nuk duam ta shesim Shqipërinë”, tha ai.

Rama kundërshtoi pretendimin se lejimi i investitorëve të huaj nënkupton shitjen e vendit, duke sjellë si shembull investimet nga Katari në Francë.

“Kujt po ia shesim, kur, ku dhe si? Kush po e blen Shqipërinë? Ata që janë në investimin e shumëdiskutuar të Katarit dhe që sot kanë blerë një pjesë të Parisit, a e kanë marrë Francën me vete në Katar?”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama ekonomia shqiptare fondet publike investimet e huaja investimet në Shqipëri investitorët e huaj katari Paketa e Maleve protestuesit Theth
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit

20:20 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.