Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama-gazetarit britanik: Kosova jo Kosovo, për ne është gjithçka. Ashtu e quan vetëm Serbia

09:34 / March 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 114
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një bashkëbisedim në Insitutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, Kryeministri i vendit Edi Rama u pyet dhe për Kosovën dhe se a mund të bëjë Shqipëria diçka më shumë për ta ndihmuar. Rama tha se Kosova është një vend simotër dhe se jemi një komb që jeton në dy shtete. Kreu i qeverisë korrektoi edhe gazetarin britanik për emërtimin e shtetit të Kosovës, duke theksuar se “Kosovo” e cilësojnë serbët.

Pyetje: Kam qenë në Shqipëri dhe Kosovo një sërë herësh, unë mbështes shumë atë që ju thatë për Kosovën, por do doja t’ju pyesja a mendoni se Shqipëria ka një rol të posaçëm për të ndihmuar sepse konsiderohet si një fqinjë miqësore. A mendoni se mund të bëni më shumë?

Edi Rama: Së pari është Kosova jo Kosovo. Kosovo është mënyra se si e thërrasin serbët, kështuqë ju avokatoni për pavarësinë e Kosvës dhe ju lutem të kërkoj me përulje nuk është faji juaj që propaganda ka bërë punën e vet. Dhe unë ndonjëherë them Kosovo, por është Kosova.

(Gazetari kërkon ndjesë)

Edi Rama: Jo jo, mos kërko ndjesë! Edhe unë e bëj ndonjëherë, por është Kosova. Kosova nuk është vend mik është vend simotër, sivëlla, është gjithçka, ne jemi njësoj dhe për arsye të caktuara jemi një komb që jeton në dy shtete. Ne shqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan, diçka nuk duhet të funksionojë, por ja që kështu është. Ne bëjmë gjithçka mundemi që të ndihmojë, sigurisht mirëpresim gjithçka ata bëjnë për ne për të na ndihmuar. Ne jemi njësoj, kemi një kufi dhe disa rregulla për të respektuar, por jemi njësoj.

Edi Rama Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.