Pasditen e sotme kryeministri Rama zhvilloi një konferencë për mediat mbi dështimin e konsensusit në Këshillin Europian, lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Por ndonëse në njoftim thuhej se konferenca do të bëhej edhe me zv. ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj (ministër në detyrë), duket se ky i fundit “humbi”.
Kreu i qeverisë preferoi që t’i përgjigjej përsonalisht të gjitha pyetjeve të gazetarëve duke mos ia besuar ministrit të tij që ka vënë në krye të diplomacisë shqiptare, madje edhe në prezantimin e situatës së deritanishme, e bëri vetë. Për më shumë se një orë konferencë, Gent Cakaj “harroi” të fliste. /tirananews.al
