Kryeministri Rama nga Kukësi ku ka vijuar fushatën, ka folur sërish për pagat, duke theksuar se rritja e tyre do të vijojë. Ai theksoi se paga minimale do shkojë 600 mijë lekë në fund të mandatit dhe paga mesatare 950 euro. Ai theksoi se mjekët, mësuesit, punonjësit e sigurisë e marrin rritjen në fillim të këtij muaji.
” Kanë dalë tani dhe thonë e shtyu Edi Rama ngritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisëe janë rritur dhe të prillit ata I marrin tani në fillim të majit, siç ndahen. E dyta unë kap patur një debat sepse për gjithëq rritjen e pagave të tjerra duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam patur një debat Ligji ëhstë parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’i rriten pagat të fundit fare, dmth vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputeteve dhe qeverisë le ti rriten pagat dhe është bllokuar për diss javë kjo punë se duhet të më bindin mua. Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe neë rritja e pagave bëhet në maj edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do ti martrin megjithë prillin megjithë majin.”, theksoi Rama.
