Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama homazh Ismail Qemalit: Shmangu vëllavrasje e përçarje…

11:51 / January 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ismail qemali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar në 177-vjetorin e lindjes së tij Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit shqiptar.

Ismail Qemali, thotë Rama, “çau me jetën e tij një shteg që sot është udhërrëfim i sigurtë për këdo dëshiron që Shqipërisë t’i jetë shërbestar”.

Rama thotë se një trashëgimi të vyer e të rrallë ka lënë pas rilindasi i shquar, teksa përmend rolin e tij në bisedimet me fuqitë e mëdha, kur bëhej fjalë për kufijtë e Shqipërisë.

“Dialogoi me të paarsyeshmit, u bë goja dhe fytyra e qindra e mijëra shqiptarëve të panjohur që Shqipërinë e deshën njësoj e për të bënë ç’mundën, u dha dorën atyre që nën mëngë fshihnin kamën, shmangu vëllavrasje dhe përçarje dhe e bëri të pakthyeshme dinamikën e shqiptarëve si faktor në shoqërinë e kombeve të lirë, duke na lënë kështu një trashëgimi po aq të vyer sa edhe të rrallë”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTE

HOMAZH

Njeriu që fati zgjodhi për ne, për të vendosur mbi kryet e Nënës Shqipëri, kurorën e sovranitetit, ishte një shqiptar i kurorëzuar nga virtutet dhe hiret. Edhe jetën e mbylli, si një hero i qetë, nën palmën e martirit. Sado larg të shtrihet vështrimi ynë në histori dhe në kohë, do të shëmbëllejë gjithmonë e bardhë fytyra e hijshme dhe ogurmirë e kasnecit të Pavarësisë, Ismail Qemal Vlorës.

Vetmitar e megjithatë kurdoherë me dishepuj, shqiptar unik e kozmopolit që kur i thonë ha bukë krejt më vëte, Ismail Qemal Vlora çau me jetën e tij një shteg që sot është udhërrëfim i sigurtë për këdo dëshiron që Shqipërisë t’i jetë shërbestar.

Oxhak i vjetër, por mendjehapur, luajal, por i pavarur, i përkushtuar ndaj ideve, por i lirë dhe pragmatik në shërbim të më të mirës dhe më të drejtës, e jetoi me pasion dhe vendosmëri një jetë të shënuar nga provania duke u bërë shembull i lartësive njerëzore dhe morale për tërë brezat e mëpastajme.

Me dashuri u martua me një zonjë jo të fesë së tij, prej dashurisë la të mirat e një pushteti të trashëguar, për, siç i shkruan trashëgimtarit të Osmanit, “të bërë diçka për vendin tim, Shqipërinë”.

Që shqiptarëve t’u mbetej në fund midis tyre, të paktën atdhe-dashuria, shpërfilli deri pushtetin që i dha jo trashëgimia, por historia, gjatë një pleqërie kaluar syrgjyneve.

Diti sa e sa herë t’ja fillonte nga e para, zemrën plot zjarr e dashuri, si për shembull kur megjithë hallet e moshës u mandatua nga shqiptarët e Amerikës t’u printe në luftën politike për mbrojtjen e atdheut në Konferencën e Paqes.

Dialogoi me të paarsyeshmit, u bë goja dhe fytyra e qindra e mijëra shqiptarëve të panjohur që Shqipërinë e deshën njësoj e për të bënë ç’mundën, u dha dorën atyre që nën mëngë fshihnin kamën, shmangu vëllavrasje dhe përçarje dhe e bëri të pakthyeshme dinamikën e shqiptarëve si faktor në shoqërinë e kombeve të lirë, duke na lënë kështu një trashëgimi po aq të vyer sa edhe të rrallë.

Nuk di për çfarë t’i themi këtij të pavdekshmi faleminderit më parë në këtë përvjetor të lindjes së tij. Në mendje më vijnë vetëm një grusht me fjalë: Për Shqipërinë që bëre Zonjë, o Ati ynë, brez pas brezi të qofshim falë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike

11:15 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.