Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Hoqëm subvencionimin e naftës për fermerët sepse abuzonin, përdorej për makina në qytet

20:39 / April 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, nga ku, për herë të parë, foli edhe heqjen e subvencioneve të naftës për fermerët.

Kreu i qeverisë tha se sipas analizave dhe përllogaritjeve të bëra nga autoritetet përkatëse, subvencioni i naftës për 60 mijë fermerë më parë, jo vetëm që nuk ka ndikuar në rritjen e parametrave të prodhimit, por është abuzuar nga ana e përfituesve. Sipas Ramës, shumica e naftës së subvencionuar nuk përdorej për destinacionin e dhënë, por për “makina në qytet”.

“Kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese, baza prodhuese e madhe apo e vogël, nuk e ka këtë lloj proporcioni. Nuk kanë 60 mijë njësi prodhimi dhe në këtë sens ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe t’ua japin të tjerëve, sepse është dhënë për sipërfaqe dhe sipërfaqja është në emrin e dikujt tjetër. Ai person tjetër mund të ketë një makinë në qytet dhe merr naftën nga ai që punon tokën.

Dhe e treta, nuk ka rezultuar që kjo formulë ka ndikuar në rritjen e parametrave të prodhimit dhe as që dalja nga kjo formulë do të sjellë ulje të prodhimit”,- tha Rama.

Kryeministri vlerëson edhe bashkimin e 70 njësive të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, në një konsorcium të vetëm. Kjo ‘koperativë kapitaliste’, siç e quajti Rama, i garanton sipërmarrësve që produkti të shitet plotësisht, më shpejt dhe me një çmim që sjell fitim të kënaqshëm për secilin prej atyre që është përshirë në konsorcium.

“Në fund u krijua një model shembullor i bashkimit që bën fuqinë kur vjen puna te shitja. Në prodhim rrini veç, por në shitje sa më shumë të bashkoheni, aq më shumë do të çoni në shtëpi nga fitimi.

Jeni 70 e ca aktorë në fushën e prodhimit të vajit të ullirit. Nëse keni 70 e ca dyqane ku secili shet vajin e vet, jeni më të dobët në shitje, i keni kostot më të larta për të shkuar te blerësit dhe nuk keni kapacitet të negocioni çmime me ata që duan të eksportojnë vajin tuaj. Ata mund t’jua marrin për një çmim shumë të ulët.

Ndërkohë që duke krijuar këtë konsorcium, ju ulni kostot, krijoni masë kritike për negocim dhe eksportoni ose nxirrni në treg këtu me një çmim që ju sjell vlerë të shtuar. Kaq e thjeshtë është kjo.

Ne do t’i mbështesim edhe më shumë në vazhdimësi këto nisma dhe ju keni filluar ndërtimin këtu të pikës që do të jetë pika fundore e trajtimit. Por, siç thotë populli, oreksi vjen duke ngrënë dhe do doni të rriteni e të shtriheni më shumë. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur mbështetje të posaçme për shoqëritë e bashkuara bujqësore, që në fakt janë kooperativa kapitaliste”,– tha Rama.

abuzonin hoqem Naftes Rama subvecionin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.