Kryeministri Edi Rama ka mbetur shumë i impresionuar nga i moshuari Sefer Poçi.
Ditën e sotme Rama ishte për vizitë në shtëpinë e tij të cilën e inspektoi nga afër pas rindërtimit.
Banesa e të moshuarit në Farkë ishte dëmtuar nga tërmeri i 21 shtatorit.
“Sefer je i madh do vij të të takoj. Ai qenka për parlament. Atë të kisha në opozitë unë do më kishte rrëzuar 7 herë deri më tani.
Shyqyr që s’kemi këtë në opozitë se do na hidhte në erë. Gjigand. Monument kulture. Ai ishte kompjuter në tru,”-tha Rama.
