Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama i kthehet Ina Zhupës: Në hënë ishe deri tani?!

21:51 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 621691d4a3cbf 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të deputetes demokrate Ina Zhupa në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Rama iu drejtua asaj që nuk mund të bëjë pyetje duke përmendur akuza ndërsa tha se ajo do bëjë karrierë në Partinë Demokratike derisa ajo të drejtohet nga kryetari “vulëhumbur”.

Pjesë nga debati

Edi Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë të komunikoni me mua. Kaq kisha me ju. E humbët që të keni nderin që unë të përgjigjem.

Ina Zhupa: Nëse ju besoni që një kryeministër nuk ka asnjë përgjegjësi i bie që asnjë kryeministër të mos akuzohet për korrupsion. Kryeministri nuk firmos vendim personal.

Edi Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë që të keni nderin që unë të komunikoj me ju.

Ina Zhupa: A keni marrë ndonjë vendimmarrje pasi është arrestuar zoti Koka se çfarë po bëhet me koncesionet

Edi Rama: Ju do bëni karrierë në partinë ku jeni pasi nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni recitimet tuaja. Duhet të kesh humbur…

Jorida Tabaku: Nuk më duket normale të flasësh ashtu me një deputete. Nuk më duket normale zoti Rama

Edi Rama: Mua jo nuk më duket normale. Por mua më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone dhe atyre debateve që bëmë bashkë. Ju jeni kryetare komisioni. Tani në fund fare kjo bën një recitim sikur është në një botë tjetër. Kjo është të kesh shkulur spinën me turpin. Ju do bëni karrierë sepse aty sa më shumë të recitosh nën shembullin e atij kryetarit vulëhumbur. Këtë karrierë do e bësh derisa të kesh atë kryetar

Jorida Tabaku: Zoti Rama ju tërheq vëmendjen sepse nuk mund t’i flasësh ashtu një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë.

Edi Rama: Pikërisht se është vajzë duhet të përmbahet shumë herë më tepër. Ku ishe moj, në hënë ishe deri tani. T’u përgjigja disa herë, por e ndryshova përgjigjen kur bëre prapë një akuzë pa pikë turpi. Po ku je ti këtu. Ka njerëz këtu që na ndjekin. Nuk mundesh ti të ngresh gishtin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.