Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ sërish sot grumbullimet elektorale të Lulzim Bashës në kuadër të fushatës elektorale duke mos respektuar masat parandaluese të përhapjes së COVID-19.
Rama shkruan se në 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, e jo për infektimin.
“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë!
*Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan kryeministri Rama.
